Caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për Rinor Hykollin
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Rinor Hykolli, i cili njëkohësisht është menaxheri i reperes Tayna.
I njëjti ngarkohet me veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Sh. Xh, i kanë shkaktuar lëndim të rëndë fizik të dëmtuarit L. B., në diskotekën “Stop” në Gjilan.
“Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin ., në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit ., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.Me këto veprime, i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media