Caktohet masa e sigurisë ndaj 3 mjekëve, pas vdekjes së një foshnjeje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve F.S., dhe G.S., dhe masën e lajmërimit në stacion policor ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, dhe manipulim me prova.

Sipas njoftimit masa e sigurisë do të vlejë nga data 27.06.2023, dhe mund të zgjasë deri më datë 27.07.2023.

“Me datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija i porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë. Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjykata ka thënë se do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale për të parë se a do të argumentohen këto fakte./21Media

Back to top button