Caktohet masa ndaj të miturit i përfshirë në përdhunim

Një vajzë dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të panjohur.
Ndaj të dyshuarit të mitur është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, ka thënë Gashi.
Gjykata e Prishtinës për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se ka pranuar edhe një kerkesë tjetër për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit tjetër. Seanca ndaj këtij të fundit do të mbahet në ora 13:00.
Ngjarja është raportuar nga Policia se ka ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30-00:30/21Media

Back to top button