​Edinson Cavani bëhet me skuadër të re

Edinson Cavani shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Valencia-s.
Klubi spanjoll është shumë afër që të nënshkruajë Cavani-n si lojtar i lirë. Marrëveshja tashmë është duke u mbyllur.
Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Cavani do të udhëtojë për në Valencia në orët e ardhshme pasi më në fund është arritur marrëveshja verbale.
Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Valencia-n, ndërsa interesim për shërbimet e tij kishte shprehur edhe Real Sociedad-i, por që kishte ofruar vetëm kontratë një vjeçare.
Trajneri Gennaro Gattuso e kishte prioritet kryesor Cavani-n dhe tani kjo është një punë e përfunduar.

Back to top button