Caktohet paneli i gjyqtarëve që do të vendos për kërkesën e Haxhi Shalës

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara

“Me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me kërkesën më të fundit. “, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button