Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale me të cilin ata u dënuan me nga katër vjet e gjysëm burgim.
Kështu pas apelit të parashtruar nga ta, është caktuar seanca e parë e cila do të jetë si lloj konference statutore për mbarëvajtjen e gjykimit në Apel.
Sipas një njoftimi të Dhomave të Specializuara seanca është caktuar të mbahet më 5 korrik 2022 në orën 14:00.
Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me email çështjet që dëshirojnë të ngrisin në këtë seancë.
Ndryshe, Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë se publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Taskë Forcës së Speciales e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave./21Media

Back to top button