“Me zemër në qese najloni”

Poezi e Xhevdet Bajrajt
Kur e përzunë me forcë nga atdheu
me zemër në qese najloni
arriti në dhé të huaj
(nëse ka dhé të huaj ndokund)
Ia filloi ditës së re
me dëshirën e vjetër
ta prekë jetën me dorë
Kur e zë gjumi
i kujtohen ditët
e dhunës
që ranë si gjethe
të pemës së jetës
që kurrë më
nuk u vesh me to.
Poeti Xhevdet Bajraj ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare. Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq./21Media

Back to top button