Caku i Real Madridit preferon Barcelonën

Real Madrid dhe Barcelona janë 2 ndër klubet më të mëdha në botë, dhe pak futbollistë janë në gjendje që të refuzojnë këto skuadra

Një nga mbrojtësit më të mirë në botë David Alaba që është pjesë e Bayern Munich është një nga futbollistët më të kërkuar në repartin defanziv.

Ai është në radarët e Real Madridit, mirëpo sipas Diario Gol Alaba preferon rivalët e tyre Barcelonën për një transferim të mundshëm, shkruan rtv21.tv.

Alaba ishte një çështje diskutimi mes Florentino Perezit dhe udhëheqësve të Bayernit kur ata ishin në Madrid për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi reprezentuesi austriak ka zbuluar se do ta dëshironte kalimin në Camp Nou nëse ky opsion do të ishte i hapur për të./21Media

Back to top button