24 të lënduar në ndeshjen me 40 vetura

Në ndeshjen e 40 veturave në Sllovaki lëndohen 24 persona

Më shumë se 20 vetë janë lënduar të enjten në një aksident zinxhiror të rreth 40 automjeteve në autostradën në afërsi të Poprada, në pjesët malore të Sllovakisë veriore, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Autostrada D1 është mbyllur në atë pjesë për qarkullim, ndërsa ndihma e shpejtë ka dërguar në spital 24 të lënduarit, prej tyre dy në gjendje më të rëndë.

Policia tash për tash nuk e din si ka ardhur deri tek aksidenti, përveç kushteve të vështira atmosferike për shkak të dëborës së madhe në autostradë.

Back to top button