​“Calma”, Simeone reagon pas eliminimit nga Kupa e Mbretit

​Atletico Madrid u eliminua mbrëmë nga Kupa e Mbretit, pasi u mposht brenda dy ndeshjeve nga Athletic Bilbao.

Bilbao triumfoi në ndeshjen e parë 1:0, kurse mbrëmë e mposhti Atletico Madridin 3:0 për ta siguruar finalen e kësaj gare.

Tani, pas humbjes në gjysmëfinale nga Bilbao ka reaguar edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Simeone e nisi me “Calma”, që nga gjuha spanjolle në shqipe përkthehet “Qetësi”.

“Qetësi. Ne mbetemi të qetë, këto janë momentet…ne ju besojmë të gjithë lojtarëve tonë. Ne duam të vazhdojmë me mundin e përditshëm që është çka nevojitet te klubi, përveç asaj që duhet të jemi ndër katër skuadrat më të mira në La Liga”, tha Simeone.

Back to top button