Javën e ardhshme Kuvendi mban dy seanca, njërën për nderë të Epopesë së UÇK-së

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seancë solemne për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjithashtu, Kusari – Lila ka njoftuar seanca plenare e Kuvendit do të mbahet të enjten nga ora 10:00, ku në rend dite janë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

“Nga mbledhja që u mbajt sot, kryesia u dakordua që më 7 mars në ora 10:00, të ketë seancë me pika disa pikat të rendit të ditës. Fillimisht, më 5 mars do të ketë seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së”, tha Kusari-Lila.

Back to top button