Calvin Harris befason të gjithë me punën e re!

Si një nga DJ-të më të paguar në botë, Calvin Harris ka shijuar ‘shkëlqimin’ e tij në botën e showbiz-it që kur shpërtheu në top lista 15 vjet më parë.
Por pasi shiti dy pallatet e tij shumë milionëshe në Los Angeles dy vjet më parë, ai ka mbajtur një profil të ulët dhe tani po punon si fermer në Ibiza.
Një burim pranë tij tha se ai ka blerë një fermë prej 138 hektarësh të quajtur Terra Masia, që do të thotë se ai tani është banor në Ishullin e Bardhë së bashku me Idris Elba dhe James Blunt.
Terra Masia është ferma më e madhe organike e Ibizës, që prodhon perime, vezë, verë dhe ushqime nga ferma në tryezë dhe pret ngjarje të veçanta si dasma.
“Calvin ka punësuar një ekip ekspertësh duke përfshirë fermerë dhe kuzhinierë. Por kjo nuk e ka penguar atë të përfshihet dhe rregullisht i ndot duart, duke ndihmuar në mbjelljen e farave dhe gjithçka tjetër që lidhet me drejtimin e një ferme. Ai është me të vërtetë i pasionuar për atë që ai dhe ekipi po bëjnë”, ka thënë tutje burimi.
Javën e kaluar Calvin publikoi këngën e tij të re, “Lonely” me Riva Starr./21Media

Back to top button