Camila rrëfen për përballjen me ankthin: Kisha nevojë për ndihmë

Këngëtarja amerikane, Camila Cabello ka treguar se sa i ka ndihmuar izolimi në kohën e pandemisë, për ta rikthyer në një gjendje më të mirë, pas nëntë vitesh punë intensive.
Ylli i muzikës pop, e njohur për hitet “Havana” dhe “Senorita”, tha se Shawn ishte ndër personat që i kanë ndihmuar më së shumti asaj.
“Para izolimit isha duke jetuar me një nivel të lartë të ankthit. Ishte sikur të vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk doja t’ia dija për dhimbjen. Vazhdoja t’i thoja vetës jam mirë, gjithçka është në rregull. Pash që duhej t’i lejoja vetës të kërkoja ndihmë, sepse unë kisha nevojë për ndihmë, kisha nevojë për terapi. Pandemia më dha këtë ndihmë, mos të qëndrojmë më këmbë të thyer, le ta rregullojmë”, tha artistja.
Gjithashtu, këngëtarja tha se ankthi, është diçka me të cilën ka luftuar që nga koha kur ishte adoleshente.
“Vitin e kaluar kam marrë një terapist të ri, kam bërë goxha progres dhe ndjehem shumë më mirë. Kam parë benefite edhe në lidhjen time gjithashtu. Shaën ka qenë shumë mbështetës, ai është dikur që mund vërtetë t’i besojë”, shtoi ajo./21Media

Back to top button