Canaj: Kurti e Gërvalla në New York si deputetë, ashtu edhe do të trajtohen

Ish-diplomat Blerim Canaj në një përgjigje për rtv21 sa i përket vizitës në SHBA të kryeministrit në detyrë dhe të ministrës së Punëve të Jashtme tha se ata janë në cilësinë e deputetëve dhe si të tillë do të trajtohen nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Ndërsa, thotë se vetëm presidentja pritet si institucion.
‘’Albin Kurti dhe Donika Gërvalla janë thjeshtë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe si te tillë ata trajtohen. Kjo është konfirmuar në një letër edhe prej BE-së. Në anën tjetër prej SHBA-së e dim që kur është ndalur dialogut strategjik përmendej me emër e mbiemër problemi. Pra është njëfar pasigurie për shkak se edhe këta vet nuk e kanë të qartë se në çfarë pozicioni janë. Në këtë kontekst vetëm presidentja pritet si institucion. Por, forca e saj për implementimin e ndonjë marrëveshje eventuale dihet se cila është për shkak se pozicioni i presidentit është protokolar”, tha./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?