Kaloni te përmbajtja kryesore

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dënohet me 5 vite burg

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg pasi u shpall fajtor për konspiracion kriminal në një rast që lidhet me miliona euro fonde të paligjshme nga udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi.

Gjykata penale e Parisit e liroi atë nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës, shkruan BBC.

Sarkozy, i cili pretendon se çështja është e motivuar politikisht, u akuzua për përdorimin e fondeve nga Gaddafi për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007.

Në këmbim, prokuroria pretendoi se Sarkozy premtoi të ndihmonte Gaddafin të luftonte reputacionin e tij si një i përjashtuar nga vendet perëndimore.

Sarkozy, 70 vjeç, ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button