Canaj: Osmani po përpiqet të rregullojë raportet me Kurtin

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 komentoi situatën politike në Kosovë, duke vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani po përpiqet të kalkulojë dhe të rregullojë raportet me kryeministrinnë detyrë, Albin Kurtin.
Canaj shtoi se, duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë nga LDK-ja për ta mbështetur, Osmani nuk ka shumë opsione dhe sipas tij, me shumë mundësi do të futet në listën e VV-së për të ndihmuar qeverisjen e Kurtit.
“Presidentja dëshiron të kalkuloj, duhet të luajë rolin e noterës dhe t’i rregullojë raportet me Kurtin. Duke pasur parasysh që nga LDK nuk ka shenja që do ta pranonin, nuk i mbetet mundësi tjetër. Osmani me siguri do të futet në listën e VV-së dhe do të mundohet ta ndihmojë Kurtin,” tha Canaj./RTV21/21Media