Canaj: PDK dhe LDK janë parti të marume për pushtet

(Lajm i përditësuar)
Canaj: PDK dhe LDK janë parti të marume për pushtet
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jenë parti nacionale.
“PDK dhe LDK është marre me garu se cila po e zë vendin e dytë ato janë parti që duhet me garu për vendin e parë, ato janë parti të marume për pushtet të dyjat”, tha ai.
Canaj: I vetmi subjekt që nuk ka interesim as nuk do të ketë ta ndërtojë qeverinë është Vetëvendosje
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se i vetmi subjekt politik i cili nuk e ka pasur interesimin për ta bërë parlamentin e as qeverinë është Lëvizja Vetëvendosje.
Ai vlerësoi se LDK-së i bëri ofertë për koalicion vetëm për publik, derisa tha se edhe Nisma ishte e gatshme ta nxirrte atë nga situata.
“Edhe po ju garantoj që pas zgjedhjeve i vetmi subjekt që s’ka me pasur prapë interesim me ndërtu qeverinë është Vetëvendosje”, tha ai.
Canaj: Vetëvendosje e ka stil të vetëviktimizohet
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Vetëvendosje e ka stil ta egërsojë gjuhën dhe të vetviktimizohet.
“Deri më tani nuk kemi parë ndonjë program të Lëvizjes Vetëvendosje, program i cili do t’i prezantohet votuesit, do të përpiqet që të bindë votuesin për implementimin e tij. Në zgjedhjet e fundit kemi pasur LDK-në dhe PDK-në që kanë pasur një program të paraqitur, e kur ke një program nuk ke kohë me u marrë me këtë gjuhë sepse duhet me e prezantu programin”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?