Çanak: Në Kosovë s’ka manastire serbe, ato janë manastire ortodokse të përvetësuar nga Serbia

Politikani serb Nenad Çanak, ka thënë se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë. Ai ka thënë se manastiret në Kosovë janë ortodokse, por u përvetësuan nga serbët.
“Mashtrimi më i madh është tek identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për synime politike. Siç e di unë dhe siç e di edhe ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është gjë tjetër që serbët ato i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar, sipas religjionit, sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, tha Çanak në një intervistë për “TV Happy”.
Ai para dy vjetëve kishte vizituar me djalin e tij varrezat në Mejë të Gjakovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?