Bllokohen përkohësisht disa rrugë në Kosovë për tre ditë

Më 7, 8 dhe 9 shtator do të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit, “Tour of Kosovo 2023”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se bllokimi do të prekë edhe autostradat “Ibrahim Rugova dhe “Arbën Xhaferi”.
Etapa e parë; më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përgjatë 5 km.-ve të para gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’ në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë ( kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël – Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është 149 km.
Etapa e dytë; më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.
Etapa e tretë; më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaqanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqiperinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km., afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km.
Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që gjatë kohës sa janë duke u zhvilluar garat, të përdorin rrugë alternative.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?