Capello ia rekomandon Liverpoolit një emër për trajner të ri

Te skuadra e Liverpoolit janë duke u bërë disa ndryshime të rëndësishme strukturale. “Reds”kanë emëruar Michael Edwards si CEO të ri të Futbollit, i cili nga ana e tij ka siguruar nënshkrimin e Richard Hughes si drejtor i ri sportiv.

Gjithsesi, ndryshimi më i madh për sa i përket asaj që do të shohin tifozët do të jetë në stolin e Liverpoolit dhe siç qëndrojnë gjërat, “Reds” janë ende në kërkim të pasuesit të Jurgen Klopp.

Xabi Alonso thuhej se ishte lart në listën e dëshirave të Liverpool-it, por spanjolli së fundmi konfirmoi se ai planifikon të qëndrojë në Bayer Leverkusen.

Duke parë këtë situatë, “Reds” thuhet se e kanë kthyer vëmendjen e tyre te emra si Ruben Amorim dhe Roberto De Zerbi.

Megjithatë, një emër mjaft i ri ka filluar të bëjë xhiron e thashethemeve menaxheriale të Liverpool-it, një emër që Fabio Capello e vlerësoi së fundmi. Emri në fjalë është Thiago Motta, një trajner i ri që ka bërë bujë në Bologna këtë sezon.

Capello lavdëroi ndikimin spanjoll të Motta-s, diçka që ai beson se është e pranishme në të gjithë trajnerët më të mirë aktualë, përfshirë Klopp.

“Thiago Motta dëshiron që lojtarët e tij të kenë guxim në të gjitha zonat e fushës dhe ata të marrin përgjegjësinë. Të jesh një ish-mesfushor nuk garanton sukses, por shpesh ndihmon. Mendoni për Pep Guardiolën ose Xabi Alonson. Thiago u rrit në Barcelonë dhe ndikimi spanjoll është i dukshëm në stilin e tij të lojës. Ndikimi i La Ligës është mbizotërues kudo”, ka thënë Capello.

Back to top button