Tre vjet nga zgjedhja e Osmanit presidente e Kosovës
Më katër prill të vitit 2021, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.
Nga gjithsej 82 vota me 71 pro Osmani u bë gruaja e dytë që u votua për presidente nga Parlamenti i Kosovës për këtë post, dhe presidenti/ja e gjashtë me radhë e Kosovës.
Zgjedhja presidente e Osmanit ishte bërë në raundin e tretë të votimit, meqë në dy raundet e para nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.
Pas zgjedhjes, Osmani kishte mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit ku kishte dhënë një porosi për vajzat dhe gratë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.
“Sot po e përmbyllim parathënien e historisë e re politike të Kosovës. Sot, Kosova zgjodhi edhe njëherë një presidente grua dhe për të gjitha vajzat e vogla shpresoj që ta mbani mend këtë që po e them tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ato vetë dëshirojnë dhe ëndërrojnë”, ka thënë Osmani.
Për këtë ka shkruar edhe Presidenca e Republikës së Kosovës
“3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, thuhet në postimin e Presidencës në “Facebook”./21Media