Capital T paralajmëron koncertin “Time Capsule” në Prishtinë

Reperi i njohur Capital T ka paralajmëruar koncertin “Time Capsule” në Prishtinë.
Katër vite më parë, Capital T realizoi koncertin gjigant recital në Tiranë i quajtur “Time Capsule”, ndërsa i njëjti është gati të ndodhë edhe në Kosovë.
Reperi u shfaq krah kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama kur edhe zbuloi lajmin.
Capital T e falënderoi Ramën për përkrahjen në këtë projekt.
“Zyrtarisht •TIME CAPSULE PRISHTINA• po ndodh këtë verë / Faleminderit kryetarit tonë shumë modern Përparim Rama për suportin në këtë super projekt”, ka shkruar Capital T në Instagram.
Reperi tha se shumë shpejt do të dalin detaje të reja./21Media
View this post on Instagram
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?