Capital T publikoi një projekt të ri muzikor

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi Capital T publikoi sot projektin e ri muzikor.

“Malli Mka Marr”, mban titullin kënga e re e reperi, që në Youtube erdhi e kompletuar me videoklip.

Teksti dhe melodia është realizuar nga Tonic, Denk dhe Capital T me producim nga Panda Music, ‘beat’-i u bë nga DJR Beatz dhe Bannzz, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Avaxus, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni Sekuencë.

Ndryshe, më 11 gusht, Capital T do të sjellë koncertin e tij “Time Capsule” në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, pas suksesit që pati i njëjti koncert para dy verave në Tiranë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Back to top button