‘Captain America’ rregullon çatitë e dëmtuara nga uragani në New Orleans

Aktori Anthony Mackie nuk po mbante mburojën e tij të ‘Captain America’ kur u kthye në qytetin e tij të lindjes në New Orleans për të ndihmuar në riparimin e çatisë së dëmtuar nga uragani.
Mackie po punon me GAF, një nga prodhuesit kryesorë të çatisë në vend, për të rregulluar çatitë për pronarët e shtëpive në New Orleans, të cilët pësuan dëme gjatë uraganit Ida të vitit të kaluar. Projekti është veçanërisht afër zemrës së Mackie. Aktori që aktualisht po portretizon ‘Captain America’ në Universin Kinematik të Marvel është rritur në New Orleans duke punuar në biznesin e familjes së tij për çati, përcjell rtv21.tv
“Më jep një ndjenjë krenarie që po u bëj një shërbim njerëzve të mi. Unë e di se çfarë kalojnë njerëzit në këtë lagje sepse unë kam lindur në këtë lagje, jam rritur në këtë lagje”, tha ai.
“Është e rëndësishme për mua të kthej dhuratat dhe bekimet që kam marrë jashtë qytetit”, shtoi aktori./21Media

Back to top button