Cara Delevingne në gjendje të mirë shëndetësore pas paraqitjeve shqetësuese në publik

Cara Delevingne po duket në gjendje të mirë shëndetësore pas një sërë paraqitjesh shqetësuese publike.
30 vjeçarja mori pjesë në Fremantle Photocall si pjesë e MIPCOM 2022 në Kanë të hënën mbrëma.
E veshur në një minifustan të zi, me gjerdan ari.
Kjo shënon daljen e dytë publike të Delevingne, që nga paraqitjet e saj që shqetësuan të gjithë.
Shëndeti i 30 vjeçares ishte bërë temë shqetësuese për ata që janë më afër saj.
Sipas burimeve të TMZ pranë Cara-s, taë afërm të saj thonin se janë shumë të shqetësuar pasi ajo po lufton me shëndetin mendor dhe me problemet e abuzimit me narkotikë.
“Po flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”,  i kanë thënë burime TMZ-së.
Paraqitjet e saj të fundit, bën që të gjithë të shqetësohen për shëndetin e saj.
Sipas TMZ, aktorja Margot Robbie e cila luajti krahë Delevingne në filmin “Suicide Squad” u fotografua kohë më parë duke dalë nga shtëpia e 30 vjeçares me lot, gjë që bëri të qartë se gjërat nuk qëndronin mirë./21Media

Back to top button