Me çfarë mund t’i ushqeni peshqit e akuariumit?

Nëse keni lloje të ndryshme peshqish në akuarium, duhet të siguroni ushqim të veçantë për secilin
Ashtu si kafshët e tjera, peshqit ndahen në mishngrënës dhe barngrënës, dhe ka një ushqim të veçantë për specie të caktuara.
Disa lloje peshqish shijojnë ushqimin e ngrirë. Zakonisht përbëhet nga krimba, karkaleca deti, guaca deti, butakë, plankto. Gjithashtu peshiqt mund te han edhe perime të ngrira posaçërisht ose spirulina të destinuara për peshq.
Ju gjithashtu mund të përfshini ushqime të papërpunuara, të tilla si peshqit ose krimbat më të vegjël.
Bimët do t’i përshtaten peshqve që janë barngrënës. Do të shijojnë marule, tranguj, spinaq ose kunguj të njomë. Me ndihmën e një kapëse, jeshillëqet mund t’i varni në murin e akuariumit ose ta lidhni pranë bazës. Sigurohuni që të hiqni ose zëvendësoni perimet e mbetura me ato të freskëta brenda 24 orëve.
Nuk janë të rralla rastet kur fermerët e teprojnë me sasinë e ushqimit. Kjo do të sjellë shfaqjen e mbetjeve, por edhe ngrënia e tepërt e peshqve, do të çojë më tej në ndotjen më të shpejtë të akuariumit.
Rregulli për dhënien e sasisë ideale të ushqimit thotë se peshqit duhet të ushqehen vetëm me sasinë që mund të hanë për 5 minuta ose më pak. Përjashtim bëjnë barngrënësit, të cilët mund të hanë më shumë, kështu që ju jeni të lirë t’u hidhni më shumë ushqim. /21Media 

Back to top button