Cardi B fjaloset me avokatin gjatë procesit gjyqësor

Një fjalosje mes reperes Cardi B dhe avokatit të Kevin Michael Brophy që e paditi atë për shkelje të të drejtave të autorit u bë aq intensiv të mërkurën sa gjyqtari e ndaloi për pak kohë gjyqin.
Fituesja Grammy dha përgjigje të mprehta për disa pyetje nga avokati A. Barry Cappello, i cili përfaqëson Brophy.
Pas një pushimi, ai e quajti debatin “joprofesional” dhe “jo produktiv”, por lejoi që marrja në pyetje të rifillonte – duke vendosur kufizime të reja për të dyja palët.
Brophy po kërkon 5 milionë dollarë nga Cardi B.
“Unë kam ndjeshmëri për njerëzit. Më interesojnë njerëzit. Ndjehem sikur po më përfitojnë. Më ka munguar hapi i parë i fëmijës tim duke qenë këtu”, tha ajo.
Brophy u tha juristëve të martën se ndihej i “poshtëruar”.
Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, tha se një artiste përdori vetëm një “pjesë të vogël” të tatuazheve pa dijeninë e saj. Ajo kishte thënë më parë se arti i kopertinës – i krijuar nga Timm Gooden – ishte një përdorim i drejtë transformues i ngjashmërisë me atë të Brophy./21Media

Back to top button