Carrick ka një dedikim special pas ndeshjes
Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Michael Carrick ia ka kushtuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Villarrealit të martën mbrëma paraardhësit të tij Ole Gunnar Solskjaer.
Norvegjezi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të dielën pas një ecurie të tmerrshme rezultatesh, ndërsa Carrick është vendosur në krye të skuadrës përkohësisht përpara ndeshjes së tyre të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Legjenda “Djajve të Kuq”, Paul Scholes ka kritikuar vendimin për ta vendosur Carrick-un si trajner pasi ai ishte pjesë e stafit të Solskjaer-it dhe trajneri kujdestar i United ka pranuar se edhe pse pëlqente të merrte drejtimin e skuadrës, ai ka pranuar se nuk ka qenë një periudhë e lehtë.
“Më ka pëlqyer ta drejtoj skuadrën. Nuk kanë qenë ditë të lehta për askënd në klub. Ky rezultat është për Olen dhe unë nuk mund të largohem nga kjo. Por ne kishim një punë për të bërë dhe isha i lumtur ta bëja këtë. Fatmirësisht gjithçka shkoi sipas planit”, ka thënë Carrick.
Ai ka zbuluar se kishte besim të plotë se United do të merrte fitoren e nevojshme për t’i dërguar ata në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.