Kaloni te përmbajtja kryesore

Çatitë e dy shtëpive përfshihen nga zjarri

Në 24 orët e fundit  në Prizren është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku më pas zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë çatinë e shtëpisë së fqinjit të ankuesit.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti nën hetime.
Zjarr ka pasur edhe në Malishevë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button