Gjatë kontrollit të valixhes në Aeroportin e Prishtinës një personit i gjenden nëntë fishekë

Gjatë kontrollit të valixhes së një personit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës i ka gjetur nëntë fishekë.
Rasti ka njoftuar se personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./21Media

Back to top button