Çavkov urdhëroi njesinë speciale t’i evakuojë deputetët

Zhvillimet e fundit në Maqedoni

Sot rreth orës 18.50 qytetarët të cilët protestonin në organizimin e iniciativës “ Për Maqedoni të përbashkët” me forcë u futën në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë ngjarje janë lënduar disa deputet dhe disa persona civil. Gjatë tentimit për t’i ndalur protestuesit që të hynë në Kuvend u lënduan 10 pjesëtarë të forcave policore të cilët më pas u dërguan në klinikat në Shkup.

Në selinë operative të Ministrisë së Brendshme janë të pranishëm të gjithëudhëheqësit: Ministri për punë të brendshme, d-r Agim Nuhiu, Drejtori i byrospër siguri publike, MitkoÇavkov, zëvendës drejtori i birosë për siguri publike, BesirDear, ndihmësit e ministrit, ndihmësit e drejtorit si dhe udhëheqësit e tjerë të Shtabit Operativ. Në Shtabin Operativ në ora 20:08- Drejtori i Biros për siguri publike, MitkoÇavkov, u dha urdhër pjesëtarëve të njësisë speciale të krijojnë kushte për evakuimin e sigurt të deputetëve dhe rivendosjene rendit publik, shkruan tv21.tv.

Në ora 20:27 pjesëtaret e njësisë speciale u futën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe deri në ora 20:43 evakuuan deri 30 deputetë. Edhe më tutje po mirën masa në Kuvend. Ministrija për punë të brendshme edhe më tutje do ta informojë publikun për zhvillimet e ardhshme./21Media

Back to top button