Bujar Osmani: Qytetarët ta ruajn gjakftohtësinë

Zhvillimet e fundit në Maqedoni

Bujar Osmani thotë se situata ende është e tensionuar, deputetët  edhe pse janë të sulmuar nga protestuesit, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan tv21.tv.

“Disa prej tyre janë të ngujuar ende në parlament. Kemi informacione se policia tani po ndërmerr aktivitete për të vë situatën nën kontroll. Ajo çka mund të apelojë Bashkimi Demokratik për Integrim është që qytetarët të mos bien preh e provokimeve të huaja, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të lejohet që të eskalojë edhe më tutje se kjo është në interes të qytetarëve dhe në interes të shtetit. Tani presim nga forcat e policisë ndërmarrin aktivitete për të debllokuar parlamentin dhe për të liruar deputetët e ngujuar. Kemi informacione se aksioni për momentin po zhvillohet dhe presim që sa më shpejtë forcat e rendit ta vendosin në kontroll situatën. Ka disa prej tyre që janë lënduar mirëpo do të informojmë më vonë kur të dalin nga hapësirat e parlamentit”, ka thënë ai./21Media

Back to top button