Çavushoglu: Problemet nuk zgjidhen me sanksione

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu deklaroi se autoritetet e Katarit nuk dëshirojnë që kriza diplomatike të vazhdojë

Çavushoglu, i cili në Kuvajt ka biseduar me kolegun e rij sheikun Khaled Al Sabah për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kontestit, tha se gjatë takimit është bindur në vendosmërinë e autoriteteve të Katarit për zgjidhjen e krizës dhe shtoi se zyrtarët e këtij vendi kërkojnë fakte për akuzat e drejtuara në llogari të tyre, transmeton Al-Jazeera.

Ndryshe disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, kanë ndërprerë në qershor marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se po mbështet terrorizmin.

Back to top button