Suspendohet llogaria e Al-Jaazera në Twitter
Al-Jazeera është duke u bojkotuar nga vendet arabe
Televizioni i Katarit, Al-Jazeera njoftoi se llogaria e saj në Twitter në gjuhën arabe është suspenduar dhe se po punon në kthimin e saj.
“Llogaria e Al-Jazeera në Twitter në gjuhën arabe aktualisht është e suspenduar për arsye të asaj që ngjason në kampanjë të organizuar dhe po punojmë që ta kthejmë”, njoftoi Al-Jazeera në llogarinë e saj të dytë në Twitter, transmeton Reuters.
Televizioni është media kryesore e Katarit, i cili aktualisht është duke u bojkotuar nga vendet tjera arabe. Katari akuzohet për lidhje me terrorizmin dhe afrim me Iranin. Akuzat janë hedhur poshtë nga Doha zyrtare.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?