“Çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi…është gjak ukrainas”

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko u ka kërkuar politikanëve evropianë që të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën, duke thënë se pagesat ndaj Rusisë janë të mbuluara me “gjak” dhe ndihmojnë për të financuar ushtrinë e saj.

“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak; janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas.”, ka thënë ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Klitschko gjithashtu ka përshkruar “gjenocidin e ukrainasve” ​​pas një vizite këtë javë në qytetet si Bucha.

Ai ka thënë se pa civilë të vdekur, duke përfshirë një grua të moshuar dhe një makinë me një flamur të bardhë dhe shkronjat “fëmijë” nga jashtë që janë qëlluar dhe ka pasur gjak brenda./21Media

Back to top button