“Çdo ditë është Dita e Tokës”

Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës

Green Art Center-Prishtina, me përkrahjen e organizatës qeveritare Giz-SMS program, si dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Gjilanit, do të shënojnë 22 prillin – Ditën e Tokës, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me karakter mjedisor.

Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës dhe degradimin që ne si njerëz ia bëjmë asaj.

Përfaqësues të GAC-it si dhe përfaqësues institucional të komunës së Mitrovicës dhe asaj të Gjilanit, duke e quajtur muajin prill si muajin e Tokës, kanë bërë përgatitje për ta shënuar këtë ditë sa më denjësisht nëpërmjet aktiviteteve të shumta ku do të jenë të përfshirë edhe vullnetarët e shkollave fillore dhe të mesme të Klubeve të Gjelbëra, si dhe studentët e Akademisë së Artit “Evolucion”, të cilët gjatë gjithë muajit kanë punuar punimet e tyre për të shënuar këtë ditë

Back to top button