Qëllimi i saj është të bëhet e zonja e vetes

Edra Maloku është nxënëse në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa “në Prishtinë

Ditët e saj nuk janë të zakonshme si çdo bashkëmoshatarë i saj, sepse ajo ka angazhime të shumta. Përveç vijimit të mësimit pesë ditore në klasën e gjashtë, vijon dhe kursin e anglishtes tre herë në javë, atë të matematikës si dhe dy herë në javë është e angazhuar në emisionin e  fëmijëve  “Kalamajtë e orëve tona” Qëllimi i saj është të bëhet e zonja e vetes , një mesazh që nuk e dëgjon shpesh nga një fëmijë trembëdhjetë vjeç.

Një nga dëshirat e mëdha  është  të eksploroi botën në të cilën për të është vetëm fillimi. Dëshira e saj për mos u ndalur duke mësuar gjithçka  i dha mundësin  të  filloi punë në Radio Kosova para një viti e gjysmë në një emision ku shoqëron dy herë në javë prej orës gjashtë deri në orën shtatë me  bashkëmoshataret në mbarë Kosovën.

Se sa e përkushtuar është ne këtë profesion ku Edra ndihet e plotësuar e tregon edhe redaktorja e saj Fatmire Rrahmani e cila i përkufizon këta fëmijë si gjenerata e teknologjisë.

Shikoni videon më poshtë dhe kuptoni se cilat janë angazhimet e Edrës./21Media

Back to top button