Çdo gjë gati për fillimin e kampionatit në hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të edicionit garues 2022/2023. Në Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve kampionati i ri fillon këtë fundjavë.
Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri janë mbajtur seminaret për trajnerë, gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues, e po ashtu seminari për vëzhgues dhe procesmbajtës lidhur me mbajtjen digjitale të procesit të ndeshjes.
Klubet, shumica prej tyre, kanë nisur me kohë përgatitjet, ndërsa sipas FHK-së, pritet një garë interesante. Sidomos te hendbollistët, skuadrat kanë angazhuar edhe lojtarë të huaj dhe me të drejtë pritet një kampionat cilësor./21Media

Back to top button