AUV mbyll një restorant në Lipjan, dyshohet se u helmuan disa persona

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës(AUV) ka mbyllur një restorant të ushqimit të shpejtë në Lipjan, nën dyshimin se janë helmuar disa persona.
Këtë e bëri të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë pas marrjes së informatës se 4 persona janë helmuar nga ushqimi me hamburger dhe gjenden në klinikën infektive. Është iniciuar inspektimi sanitar së bashku me mostruesit e I,K.SH.P.K-së tek operatori i dyshuar ku janë sherbyr me ushqim të helmuarit”, tha Thaçi.
Thaçi njoftoi për portalin rtv21.tv se “në vend ngjarje inspektorati konstatoi se: Subjekti për të cilin bëhet fjalë me adresë në Lipjan posedonte kushtet higjiene dhe tekniko sanitare minimale për zhvillimin e veprimtarisë”.
“Në objekt përgatiste vetëm Hamburger me sos dhe sallat, inventarin muret, tavolinat e punës i posedonte sipas kërkesave të zhvillimit të veprimtarisë”, vazhdon Thaçi.
Thaçi tha se janë marrë 5 strisho dhe 4 mostra për testim dhe se lokali është mbyllur përkohësisht deri në dalje të rezultateve.
“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet tutje sipas procedurave administrative bazuar në të gjetura e mbledhura nga gjurmueshmeria e rastit”, përfundoi Thaçi./21Media

Back to top button