Ceca këndon në veri të Mitrovicës, thotë se ndodhet në “Kosovo i Metohija”
Provokon Ceca nga Mitrovica
Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq e njohur si Ceca sot ka performuar para qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës në Republikën e Kosovës.
Ajo gjatë kësaj paraqitjeje u prit me flamuj e simbole serbe.
Ky koncert u mbajt me rastin e shprehjes së pakënaqësisë së serbëve për taksën 100% të vënë nga Qeveria e Kosovës.
Ceca në të zeza pas performancës në llogarinë e saj instagram ajo publikoi një video ku shihet me mikrofon në dorë duke e falëndëruar publikun e mbi këtë video përveç falënderimeve ajo shënoi edhe lokacionin duke shkruar “Kosovska Mitrovica, Kosovo i Metohija”.
Në Kosovë u kritikua ardhja e saj. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu përmes një shkrimi në “Facebook” tha se Ceca nuk po vjen te prezantoj art në Kosovë por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura te shqiptarve që i shkaktoi bashkëshorti i saj.
Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro./21Media