Çeki-Danimarkë, formacionet zyrtare

 
Çekia dhe Danimarka takohen sot në Baku në orën 18:00, me synimin e vetëm për të siguruar një vend në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Në fazën eliminatore, Çekia eliminoi Holandën me rezultat 2:0, kurse Danimarka e mposhti bindshëm Uellsin 4:0.
Të dy kombëtaret janë përballur 10 herë, ku dy fitore ka Çekia, po aq sa edhe Danimarka, dhe gjashtë herë janë ndarë me barazim.
Çekët do ta kenë të gjithë skuadrën e kompletuar, ndërsa te Danimarka nuk do të paraqiten Christian Eriksen, Yussuf Poulsen dhe Daniel Wass.
Formacionet zyrtare:
Çekia (4-2-3-1): Vaclik; Boril, Celustka, Kalas, Coufal; Soucek, Holes; Sevcik, Barak, Masopust; Schick.
Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite.

Back to top button