Çeku: Artistët e Kosovës promovojnë shtetin në Vjenë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka theksuar se artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore.

Ai ka shkruar në “Facebook” se koristët e Siparantum Choir gjatë festave të fundvitit ndanë skenën me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie.

“Artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore. Koristët e Siparantum Choir gjatë festave të fundvitit ndanë skenën me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie. Përgëzime udhëheqësit të korit, dirigjentit Memli Kelmendi – Composer/Conductor dhe gjithë ekipit të Siparantum për këtë arritje. Faleminderit që po e promovoni shtetin tuaj në mënyrë të shkëlqyeshme nëpër botë”, ka shkruar tutje Çeku./21Media

Back to top button