Çeku: Flamuri ynë përsëri i pari

(Lajm i përditësuar)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar xhudisten, Distria Krasniqi pas fitores që ka arritur kundër hungareze, Reka Pupp, duke fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023.
Ministri Çeku ka vlerësuar se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook iu ka uruar shumë suksese xhudisteve të tjera në këtë garë që po zhvillohet në Paris të Frances.
Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.
Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.
Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne.
Kuka pas suksesit të Distrias: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip
Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare.
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp.
Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris.
Tani, për këtë sukses të Distrias ka reaguar edhe Driton Kuka, i cili tha se plot 12.000 shikues e respektuan sot shtetin e vogël, por të fuqishëm të Kosovës.
“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip! Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë. Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel! E artë e mrekullueshme me performancë fantastike! Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Distria Krasniqi e ARTË në Grand Slam Paris 2023
Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare.
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp.
Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris.
Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.
Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.
Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne./21Media

Back to top button