Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, këto janë rajonet më të prekura

Erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë të ditur se rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.
“Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet. KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në komunikatën e KEDS-it./21Media
Back to top button