Çeku mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Yerin Dibi”

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku mori pjesë në hapjen e ekspozitës Yerin Dibi nga Pykë-Presje, kuruar nga Tolga Güldalli.
Me një përzgjedhje të mbi 100 zineve dhe posterave të prodhuar nga fundi i viteve të 80-ta deri në mesin e viteve 2000, ekspozita shpalos një pamje të historisë së vonë të Turqisë nga këndvështrimi i subkulturës punk.
Ky koleksion i veçantë i zineve underground pasqyron jo vetëm strategjitë lokale të vet-organizimit të punk-ut dhe kulturës, por gjithashtu përzierjen e çuditshme të stilit dhe politikës, specifike për kulturën punk.
Krahas ekspozitës po ashtu u lansua një album përmbledhës me 19 grupe hardcore punk nga Turqia. I publikuar si kasetë, albumi është përpiluar nga Güldalli.
PykëPresje është një kolektiv i cili punon kryesisht në publikime. Fokusi i tyre është në dokumente dhe arkiva, duke theksuar historitë vendase të lëvizjeve të njerëzve, të emancipimit gjinor dhe vetëdijësimit klasor./21Media

Back to top button