Avioni që u rrëzua në Greqi ishte plot me armë nga Serbia

Avioni ukrainas i mallrave që u rrëzua në Greqi të shtunën mbrëma, në një fluturim nga Serbia për në Jordani, me siguri po mbante municion, tha kryetari i komunës Pangea, vendi pranë të cilit u rrëzua avioni. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq , konfirmoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media të dielën se në aeroplan ndodheshin 11.5 tonë armë Valir dhe pretendon se destinacioni përfundimtar i këtyre armëve ishte Bangladeshi, transmeton rtv21.tv.
“Fatkeqësisht, të tetë anëtarët e ekuipazhit u vranë”, tha Stefanoviq, i cili shtoi se avioni Antonov An-12 u ngrit nga Nishi të shtunën në orën 20:40 dhe se avioni ishte në pronësi të një kompanie ukrainase.
Ai hodhi poshtë si “të pasakta dhe keqdashëse” spekulimet se armët ishin të destinuara për Ukrainën./21Media

Back to top button