Çeku: Strategjia e Qeverisë më shumë për Norvegji, e kanë bërë lëmsh

(Live update)

Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 ndër të tjerash komentoi edhe strategjinë e Qeverisë Kurti për fushën e energjisë dhe zgjidhjet që i sheh si të duhura.
“Unë e kam pa atë strategji, ajo është me shumë për Norvegji për vende skandinave sesa për Kosovë. Unë e shoh si zgjidhje të shpejt rehabilitimin e 5 blloqeve të Kosovës A, ato duhet të mirren e të reabilitohen thellësisht dhe jo si po i rehabilitojnë sot për nesër. Po ashtu duhet t’i trajtojnë minierat, minierat e thëngjillit janë po ashtu në një situatë të vështirë. Pjesa afatshkurtër e zgjidhjes së problemit është rehabilitimi i blloqeve të Kosovës A, nëse lejohen nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët jepin dritën jeshile”, tha ai duke shtuar se një pjesë tjetër është investimet e përbashkëta me Shqipërinë në fushën e energjsë dhe një pjesë tjetër është rritja e kapaciteteteve të hidrocentralit të Ujmanit me hidrocentralet reversibile.
Çeku tutje tha se e kanë bërë energjinë “lëmsh” dhe “secili kush çohet po merret me energjinë”.
“Edhe ato izolimet që po përmenden nuk mund të përballojnë të ftohtit gjatë dimrit”, tha Çeku.

 
Çeku thotë se energjia nuk pranon politikë
Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku për mosndërtimin e termocentralit “Kosova e re” në kohën sa ishte ministër tha se gjithçka ndryshoi pasi që u ndërrua Qeveria.
“Ne projektin e patëm sjell deri në finale, kur i zgjodhëm katër konsursiume më të fuqishme nga bota ishin gjermanët, francezët, amerikanët, dmth patëm katër kompani më të mëdha të botës. Mirëpo, ndodhën zgjedhjet u ndërrua Qeveria, ndërruan politikat në fushën e energjisë dhe ndërruan emërin dhe kapacitetet dhe investitorët kredibil të asaj kohë u larguan nga Kosova”, tha Çeku duke shtuar se energjia nuk pranon politikë.

 
Çeku: Gabuam që s’i ndërtuam blloqet e termocentralit “Kosova C”
Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku sot për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tregoi gabimet më të mëdha që i bëri Kosova në lidhje energjinë elektrike.
“Kemi gabuar që s’i kemi ndërtuar blloqet e termocentralit Kosova C, ky është gabimi më i madh që Kosova po e paguan tani. Se po të ishin ndërtuar ato termocentrale dy herë nga 500 mgW apo katër herë nga 250 mgW ne do të ksihim rreth 1000 mgW energji elektrike”, tha ai.
Sipas Çekut kapacitetet e reja që janë në fushën e energjisë alternative nuk mund ta mbulojnë nevojën e qytetarëve me energji.
“Ne kemi shpenzuar rreth 1 miliard euro për blerjen energjisë elektrike dhe nuk kemi ndertu kapacitete të rehja dhe nuk shihet në horizont ndërtimi i kapaciteteve të reja”, tha ai.

 
Çeku: Ideja e Rizvanollit për izolimin e shtëpive, mund të vlejë për vitet e ardhshme
Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku tha se mundet të bëhet edhe “ideja” që ka propozuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvaolli, që të “izolohen shtëpitë para se të vijë i ftohti”. Por, sipas tij duhet kohë.
“Mund të jetë edhe kjo ajo që ka thënë përfaqësuesja e Qeverisë, por është një projekt që është afatgjatë që kërkon kohë, financa. Ne e dimë sa kushton një metër katror të izolimit të tillë! Ky projekt mund të vlejë për vitet e ardhshme, që Kosova të mos përballet me vështirësi të tilla.Është një projekt afatgjatë dhe duhet të zhvillohet në nivel të Kosovës, prandaj është çështje e kohës”, tha Çeku për 21 Drejtpërdrejt në RTV21./21Media

Back to top button