Përkujtohet dr. Shpëtim Robaj
Në përvjetorin e vdekjes së doktor Shpëtim Robajt, që vdiq nga plagët e marra nga shpërthimi i një mine tokeësore në një fsaht të Drenicës në vitin 1998, familjarët dhe miqtë bënë homazhe para bustit të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në njëzetekatër vjetorin e vdekjes së anesteziologut Shpëtim Robaj, familjarët dhe kolegët e tij e kujtuan me dhimbje si një humanist, njeri me vizion dhe i gatshëm të sakrifikonte gjithçka për popullin e tij. Anesteziologu Robaj vdiq nga plagët e marra, nga shpërthimi i një mine tokësore në vitin 1998.
Incizim: Memli Robaj, djali i Shpëtimit
“Nuk besoj që kemi kohë me folë sa ka më folë për Shpëtimin për babin sidoqoftë vetëm e kisha përmbledhë me një falenderim ndaj juve e shpresoj që ka me qenë model për gjitha gjeneratat për cfarë karakteri ka qenë e çfarë profesionisiti ka qenë”.
Doktor Osman Sejfijaj, një nga kolegët e afërt të doktor Robajt, ka kujtuar momentet e vështira të viteve të 90-ta thote:
“Dashuria ndaj profesionit u shpreh në nëntëdhjet e tetën në kohën kur u ashpërsua lufta Prof. Afrim Blyta dhe Jusuf Ulaj më thirrin në gjysëm të natës po na duhet ndihmë në Drenicë. Më kishin zgjedhur mua si adresë se e udhëheqsha Galaxyn në mëngjes ora shtatë e bëjmë ekipin e parë shkojmë Muj Krasniqi dy ditë qëndrojmë Shpëtimi emocionët i ka ruajt për vetë, u kthye u takuam ku e pinim nga një kafe dhe tha Osë më ka quajtur, prej sotit duhet me jetu për atë edhe me atë. Edhe ashtu është vrarë.”
Shpëtimi ishte njëri ndër specialistët e parë të anesteziologjisë dhe reanimatologjisë në vend, tha kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës, dr. Lulzim Emini:
“Disa njerëz jetojnë sa për të jetuar por Shpëtimi jetoj dhe ra heroikisht për të na lënë lavdinë neve dhe për ta përmendur atë gjatë tërë jetës sa të jemi gjallë ne përjetësisht do ta kujtojmë doktor Shpëtimin”.
Doktor Shpëtim Robaj ishte në mesin e një numri mjekësh që kanë ndihmkuar në zonat e luftës në Kosovë, edhe popullatën civile por edhe pjesëtarët e ish_Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Ai vdiq nga plagët e marra pas shpërthimit të një mine tokësore, në një zonë të minuar nga forcat serbe të sigurimit, ndërmjet fshatrave Abri dhe Likoc në zonën e Drenicës, në vitin 1998./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?