Cena në garë për të bronztën në Evropianin e xhudos për Junior

Sikurse Muhamedin Veseli, edhe Dardan Cena do të luftojë për medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos për Junior, që po mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena do të luftojë në finale të repesazhit për medaljen e bronztë të kësaj gare.

Cena do të përballet me xhudistin nga Kazakistani, Emir Zakirov për medaljen e bronztë.

Back to top button