Çerekfinalet e pioniereve luhen në Ferizaj

 

 

Garat e rregullta për grupmoshën e pioniereve kanë përfunduar. Garat janë zhvilluar në grupe, me pjesëmarrjen e shumicës së skuadrave.

Gjatë javëve të kaluara ka pasur ndeshje të mira e interesante, ndërsa kanë defiluar lojtare me potencial të madh dhe të ardhme të ndritur.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se të dielën luhen ndeshjet çerekfinale. Është vendosur që çerekfinalet të zhvillohen në Ferizaj.

Ndeshjet çerekfinale janë: Ferizaj – Jusuf Gërvalla (11:00), Vëllaznimi – KEK-u (13:30), Samadrexha – Istogu (14:45), Deçani – Vushtrria (12:15). Gjysmëfinalet, finalja dhe ndeshja për vend të tretë janë një javë pas çerekfinaleve.

Pionierët të shtunën në Deçan i luajnë ndeshjet gjysmëfinale. Takohen Zhegra e Besa Famgas (14:00) si dhe Deçani e Kastrioti (15:30). Të dielën në Pejë është ndeshja për vend të tretë duke fillaur nga ora 12:00 dhe finalja e madhe në ora 13:30./21Media

Back to top button